×
Secondary Adv

15 shtetet me inovative ne bote!

Share on Google+

Inovacioni nuk është saktësisht një masë e inteligjencës apo prodhimit të njerëzve që jetojnë në një vend. Ajo është aftësia e një shteti për të zbatuar ligjet moderne progresive si dhe bërjen e biznesit me zgjuarsi duke u mbështetur në teknologjinë në hap me kohën si avantazhin kryesor konkurrues.

 

Shumë vende pretendojnë të jenë në krye të piramidës së inovacionit bazuar në kontributet e tyre ndaj shkencës dhe shoqërisë, por në qoftë se ata do të ishin të renditur në aspektin kolektive inovativ në botë, si do të radhiteshin? Le të hedhim një vështrim në një sondazh të bërë nga Cornell University dhe Indeksi vjetor i Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale dhe Inovacionit Global. Ja kush janë top 15 shtetet më inovative në botë.

 

15. Zelanda e Re

Toka e trilogjisë së ‘Zotit të Unazave’ ka një rritje të konsiderueshme në teknologjinë inovative të filmave vitet e fundit, veçanërisht në përdorimin e teknologjisë së telekomanduar. Ajo renditet e 15 në listën tonë.

 

14. Koreja e Jugut

Kombi i vogël aziatik ka qenë në krye të inovacioneve në sajë të përmisimeve elektronikë në hap me kohën, si edhe në mjaft sektorë të tjerë.

 

13. Islanda

Vendi i vogël skandinav është kthyer në miks pas kapërcimit të vështirësive financiare. Ky shtet është duke u shëndërruar në një njësi të re për ruajtjen e të dhënave të internetit.

 

12. Gjermania

Gjermania është një vend i fuqishëm, inovativ, kryesisht për zhvillimet e saj të panumërta në sektorin e automobilave.

 

11. Hong Kongu

Shteti feudal i qeverisë kineze ka betonuar vendin e saj në indeksin e inovacionit dhe nuk ka ndërmend ta lëshojë atë lehtë.

 

10. Danimarka

Renditja e lartë e Danimarkës është për shkak të cilësisë së lartë të arsimit,  numërit të madh të komunitetit kërkues dhe sistemit efikas të qeverisjes.

 

9. Luksemburgu

Një nga vendet më të vogla në botë është renditur e nënta për shkak të rezultatit të saj të lartë në ndarjet e investimeve dhe të tregtisë. Arsimi është edhe një nga gjërat që ka rritur edhe më shumë reputacionin e këtij shteti.

 

8. Irlanda

Pavarësisht ekonomisë së ngadaltë, Republika e Irlandës renditet e teta për shkak të inovacionit, infrastrukturës së saj dhe rezultateve krijuese.

 

7. Singapori

Kombi i Azisë Lindore qëndron i shtati në listë për sektorin e saj të qëndrueshëm të zhvillimit dhe mjedisit të qëndrueshëm politik.

 

6. Finlanda

Një vend tjetër skandinav në listë do të thotë se ky rajon është një nga më inovativët në botë. Finlanda ka edhe shumë arsye të ngjashme për të qenë këtu, ekselente në teknologji, hulumtim dhe arsimin e lartë.

 

5.SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kthyer në biznese fitimprurese falë shkëmbimeve pozitive të aksioneve të bursës, revolucionit popullor të mediave sociale dhe zhvillimit të teknologjisë së informacionit.

 

4. Hollanda

Kombi me tokën e bonifikuar është i katërti në listë, për shkak të kulturës së saj të fortë online me qeverinë dhe avancimet në shkencë dhe teknologji.


3. Suedia

Arritjet e mëdha në Suedi janë rritur shumë për shkak të universiteteve të saj të panumërta dhe të mjediseve kërkimore.

 

2. Mbretëria e Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar pavarësisht arsimit të ulët, ka produktivitetin më të lartë, gjë që e bën këtë shtet të jetë në vendin e dytë për inovacionin.


1. Zvicra

Vendi më inovativ në botë ndodh që të jetë edhe depozita më e madhe bankare në botë. Ekonomia fitimprurëse dhe projektet e saj të bazuar në njohuri, nxjerrin shuma të mëdha të të hollash, duke e cilësuar atë si shteti më inovativ në botë.


Më të lexuarat